Menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane e sheh yllin e Chelseat, Eden Hazard si zëvendësimin ideal për Gareth Bale, i cili mund të largohet pasi nuk po mund të rehatohet nga lëndimet dhe të gjej formën te Los Blancos.
Hazard është ylli kryesor i Bluve të Londrës, të cilët i ndihmoi sezonin e kauar ta fitojnë titullin në Ligën Premier në sezonin e parë nën drejtimin e Antonio Contes.
Paraqitjet e tij të mira dhe forma e lartë e vazhdueshme ka bërë që shumë skuadra evropiane ta duan atë, ku më të interesuarit janë klubit mbretëror spanjoll.
Sipas mediumit Don Balon, presidenti i Realit, Florentino Perez ka hartuar tashmë një listë të lojtarëve që dëshiron të sjellë në verën e ardhshme në Santiago Bernabeu.
Trajneri i skuadrës, Zinedine Zidane ka bërë një lutje personale për drejtuesit e klubit për të sjellë Hazardin në kryeqytetin spanjoll.
Pretendohet se Zidane beson se Hazard është zëvendësimi ideal për Bale nëse anësori nga Uellsi duhet të largohet vitin e ardhshëm.
Reali u lidh shumë me një lëvizje për reprezentuesin e Belgjikës gjatë verës, por asnjë ofertë zyrtare kurrë nuk u bë.
Klubi mbretëror gjithashtu thuhet se janë të interesuar edhe për dyshen angleze të Tottenham Hotspurs, Harry Kane dhe Dele All
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...