Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se pas reshjeve të borës, rrugët e Kosovës janë të kalueshme dhe se disa nga to i ka inspektuar personalisht.
“Bora e mbrëmshme përveç se ka zbardhë tokën nuk e ka bërë ndonjë segment rrugorë të pakalueshëm”, ka shkruar Lekaj, në një postim në Facebook.
Sipas tij, Ministria e Infrastrukturës, i ka angazhuar të gjithë drejtorët që të jenë në krye të detyrës dhe bashkë me kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve të mos lejojnë asnjë “befasi” e cila mund t’iu shkaktojë probleme qytetarëve gjatë lëvizjes së tyre në komunikacion.
“Të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësi të ministrisë janë të kalueshme. Në rrugët kodrinoro -malore është intervenuar, si në akset rrugore Pejë – Kullë, Pejë – Rugovë, Kaçanik – Hani i Elezit ka pasur erodime (rrëshqitje) të gurëve të cilët janë pastruar, Brezovicë, Prevallë, Glloboçicë dhe Zhur-Dragash”.
Më tej Lekaj, ka thënë se “është intervenuar dhe po vazhdon puna në largimin e drujve të rrëzuar nga erërat e fuqishme në drejtimet, Dragash-Restelicë, Dragash – Brod dhe Dragash – Zaplluzhë”.
“Bora sjell pastërti, nuk do të lejojmë që të bëhet pengesë për njerëzit”, ka shkruar Lekaj.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës