Si pasojë e sulmit ajror të regjimit të Bashar Al-Assadit në Han Shejhun të qytetit sirian Idlib, kanë humbur jetën të paktën 8 civilë, raporton Anadolu.
Drejtori i Mbrojtjes Civile në Han Shejhun, Haxhi Jusuf, në një deklaratë për AA, tha se avionët e regjimit kanë sulmuar në Han Shejhun me bombë vakumi dhe se zyrtarët e mbrojtjes civile kanë nxjerrë 8 kufoma nga rrënojat.
Ai duke treguar se nga sulmi janë plagosur 12 persona, tha se janë të shqetësuar se mund të rritet numri i plagosurve.
Ndërkohë, avionët e regjimit sulmuan edhe kampin e refugjatëve në fshatin El Hilbe që gjendet në jug të Idlibit, ku ka humbur jetën 1 civil.
Në Idlib i cili gjendet brenda zonave jokonfliktuale jetojnë rreth 2.5 milionë civilë.
Idlibi i cili gjendet nën kontrollin e opozitarëve, ishte bombarduar në mënyrë intensive nga Rusia dhe regjimi mes 19 dhe 30 shtator, ku kishin humbur jetën më shumë se 140 civilë.
Han Shejhun kishte hyrë në rendin e diskutimeve në rang ndërkombëtar pas masakrës me armë kimike të regjimit të Assadit më 4 prill. Në masakër kishin humbur jetën të paktën 100 persona.
Mourinho paralajmëron Real Madridin para përballjes së fundi...
Presidentja Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan de...
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...