Lorenzo Insigne duket se ka konfirmuar se Barcelona ka kërkuar transferimin e tij këtë verë.
Sulmuesi i Napolit dhe Italisë është kërkuar nga “Blaugranët” këtë verë pas transferimit të Neymarit te Paris Saint Germaini, por duket se lojtari vendosi në fund të qëndrojë në San Paolo, transmeton portali arbresh.info.

“Jam i lumtur që kam qëndruar këtu”, ka thënë Insigne për mediat italiane.
“E di që Barcelona është skuadra më e mirë në botë. Do doja të luaja me kampionët si Messi dhe Luis Suarez, por tani jam duke menduar për Napolin dhe shpresoj të fitoj diçka të rëndësishme këtu me Napolin”
Insigne ka zbuluar gjithashtu se ishte refuzuar nga Interi dhe Torino në të kaluarën për shkak të gjatësisë së tij./arbersh.info/
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein
Haxhiu nderon Lidhjen Shqiptare të Prizrenit