Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme do mbahet ceremonia e dhënies së donacionit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, ministri i Financave, Bedri Hamza, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurisë së Ndërlidhur Kufitare të SHBA-ve (EXBS) dhe Departamenti i Energjisë (DOE) do të dhurojnë pajisje në vlerë prej 1 milion e 100 mijë dollarë për Ministrinë e Punëve të Brendshme – Policinë Kufitare dhe Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, Ministrinë e Financave – Doganat, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë – Departamentin për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike dhe Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...