Trupi i pajetë i një personi është gjetur këtë të mërkurë në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë.
Autoritetet lokale njoftojnë se, me të marrë informacionin policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes dhe e kanë gjetur kufomën në hyrje të plazhit, shkruan Top Channel.
Nga hetimet paraprake i ndjeri është identifikuar me inicialet A.J, 50 vjeç dhe dyshohet të jetë vetëhelmuar.
Megjithatë, një grup hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin