Stilistja e modës Viviene Westwood ka zbuluar se larja një herë në javë është sekreti i rinisë së përjetshme.
Duke folur pas shfaqjes Vivienne Westwood Pranverë / Verë 2018 gjatë Javës së Modës në Parisit, 76-vjeçarja këshilloi femrat që mos të lahen shpesh, transmeton portali arbresh.info
Burri i saj, Kornthaler, 51 vjeç, ndërhyri pastaj duke thënë: “Ajo lahet një herë në javë dhe kjo është arsyeja pse duket kaq e ndritshme”.
Kjo është hera e parë që mbretëresha jokonformiste e modës ka folur për zakonet e saj.
Ajo ka shtuar gjithashtu se vendimi për t’u bërë vegjetariane nuk ishte vetëm për shkak se industria e mishit është ‘ndotësi më i keq i planetit’, por edhe për arsyen se ‘mishi harxhon shumicën e lëngjëve në trup’.
Duke kritikuar modën e disponueshme dhe zakonet e konsumit për blerjen e sasisë mbi cilësinë, ajo më herët tha: “Të gjithë duken si kloun dhe njerëzit e vetëm që bijnë në sy janë ata të moshës sime”./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1