Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti së bashku me Lumir Abdixhiku –Kryetar i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa dhe Naser Osmani anëtar, ka pritur sot në takim, delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane.
Gjatë takimit Hoti, informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike dhe politike ne vend. Po ashtu temë bisede ishte edhe Rishikimi i Buxhetit drafti i te cilit sapo ka arritur ne Kuvend. Hoti me këtë rast siguroi Miniane se si Grup Parlamentar do të kujdesën për stabilitetin financiar të Kosovës, si dhe për reformën e domosdoshme në Ligjin për Veteranet e Luftës së UÇK- së dhe skemat sociale.
Ndërsa, shefi i Misionit për Kosovë, Jacques Miniane e vlerësoi lart përkushtimin e Z. Hoti së bashku me anëtaret e tjerë të Grupit Parlamentar të LDK- së për punën në përmirësimin e kushteve ekonomike ne vend si dhe për politika konstruktive karshi partnerëve ndërkombëtar siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...