Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen e Rexhë Brahimaj është ndaluar për 48 orë.
Në njoftimin për media thuhet se brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.
Po ashtu, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Është arrestuar personi i dyshuar me inicialet Q.S. Me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Dy shqiptarë janë përfshirë në formacionin e javës në Bundes...
BE kërkon nga shtetet e Ballkanit Perëndimor që të harmonizo...
Kurti takon kryeministrin e Nordrhein-Westfalen, shprehu mir...
LDK në Podujevë e propozoi Agim Veliun për deputet, vjen rea...
“Plani i Rritjes”, Marta Kos: Do të shpërndajmë rreth 200 mi...
Studentët shqiptarë në RMV gati për protestën e radhës, vazh...