Tashmë të gjithë po presin ndeshjen e Shqipërisë kundër Spanjës por mesa duket atje gjendja vazhdon të jetë e rënduar.
Stërvitja po zhvillohet në Madrid dhe në seancën e vetme zhvilluar dje, me dyer të hapura në Las Rozas tifozët kanë shënjestruar Zherard Pikenë.
Mbrojtësi i Barcelonës është mjaft aktiv kur bëhet fjalë për të mbështetur kërkesën për pavarësi të Katalunjës dhe për këtë kritikohet ashpër, edhe pse luan për kombëtaren spanjolle shkruan Sport Ekspress.
Sa herë prekte topin, tifozët brohorisnin kundër tij, me shprehje të rënda, si ajo “Piqué, cabrón, España es tú nación” (“Pike, idiot, Spanja është kombi yt”), apo “fuera, fuera!”, për të lënë kombëtaren. Një tjetër parullë u hoq nga policia, sepse shkruhej “Pike, je për të vjellë”.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...