Një djalë i ri është duartrokitur nga femrat anembanë botës për një gjest që kishte bërë në një spital, vetëm dhe vetëm që e dashura e tij të “lirohej” nga dhimbjet e mëdha.
Fotografitë e shkrepura në një spital në pjesën perëndimore të Kinës janë bërë virale, ku shihet një vajzë e re duke pritur në spital kurse në këmbë kishte të veshura papuçet e të dashurit, derisa ai kishte mbathur taket e saj.
Ato foto kanë marrë mbi 25 mijë pëlqime në mediat sociale dhe jan komentuar nga mbi 10 mijë persona, kurse gjesti i partnerit të saj është duartrokitur nga femrat në mbarë botën, të cilat besojnë se çdo mashkull do të duhej të vepronte si ai.
Ai është fotografuar duke qëndruar në këmbë prapa të dashurës që ishte ulur për të pushuar, të cilës ia kishte dhënë papuçet në mënyrë që t’i çlodh muskujt nga taket, kur sandalet e saj me take i kishte mbathur ai.
Autorja e fotografive e identifikuar si Xie, ka pranuar se dyshja tashmë kishin ndërruar këpucët kur u futën në spitalin Xinqiao në komunën Chongqing në provincën Shapingba.



Zhduket një helikopter turistik pranë një vullkani në Japoni
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...