Një dijetar kontravers amerikan ka zgjedhur Londrën që të bëjë një prezentim në lidhje me historinë e Jezu Krishtit.
Joseph Atwill, i cili është autor i një libri të titulluar ‘Mesia e Cezarit: Konspiracioni romak për të shpikur Jezusin’, pohon se krishterizmi nuk filloi si fe, por ishte një ushtrim i sofistikuar i qeverisë për të qetësuar shtresën e ulët në Perandorinë Romake, shkruan The Independent, transmeton portali arbresh.info
“Krishterizmi mund të konsiderohet si fe, por në të vërtetë u zhvillua dhe përdoret si sistem i kontrollimit të mendjes për të prodhuar skllevër që besonin se Perëndia dekretoi skllavërinë e tyre”, ka shtuar ai në blogun e tij.
Ai shton se aktet e kryengritjes nga sektet hebraike, të cilat ishin duke pritur ardhjen e një të ashtuquajturi ‘luftëtar i Messias’ në Palestnë, ishin problem i vazhdueshëm për Perëndorinë Romake.
Është pse krishterzimi mund të jetë ngushëllim për disa, autori shton se ai mund të jetë gjithashtu shumë i dëmshëm, pasi në një far forme ushtron kontrollin e mendjes që ka dërguar në pranimin e verbër të bamirësisë, varfërisë dhe luftërave përgjatë historisë./arbresh.info/
Kurti u dërgon ftesa opozitës, vjen reagimi nga AAK-ja
Kurti kujton Masakrën në Tregun e Mitrovicës: Krimet e Serbi...
S’ka ndryshim të çmimit të naftës, inspektorati i tregut sër...
Abdixhiku: Ftesës së Kurtit do t’i përgjigjem pozitivisht në...
Vitia: Brenda dy javësh hapet konkursi për anesteziologët
Certifikohen dy qen policorë, përforcohet njësia K9 për luft...