Dhjetë minuta para mesnate, në stacionin policor në Gjorçe Petrov, 27 vjeçarja S.B. nga fshati Çiçino, ka denoncuar kidnapimin e fëmiut të saj 11 vjeçar te pika e fundit e pritjes së autobusëve në Saraj, nga ana e 3 personave, njërin prej të cilëve ajo e ka njohur.
Ata kanë qenë me një veturë, pas çka në mënyrë të dhunshme e kanë marrë dhe e kanë dërguar në një shtëpi në të cilën ka jetuar njëri prej kidnapuesve. Më pas e kanë çuar fëmiun në më shumë vende në qytet që të lypë. Në njërën prej pikave në të cilat e kanë dërguar fëmiun që të lypë, e ka vërejtur babi i fëmiut dhe ka vrapuar drejt tyre, ndërsa personi që e ka sjellur fëmiun ka ikur në drejtim të panjohur.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar Q.K. (60) nga Shkupi dhe ndërmerren të gjitha masat për zbardhje të plotë të rastit./telegrafi
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...