Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Prizren janë therur me thikë dy persona, në raste të veçanta, ndërsa viktimat janë duke u trajtuar në qendrën shëndetësore.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 16:00, në rrugën “Tamil Shala” në Prizren, pas një mosmarrëveshje mes dy të rinjve, njëri nga ta mbetet i therur me thikë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit dhe për ketë, viktima është ndalur për trajtim mjekësor ne repartin e kirurgjisë.
Ndërkaq, rreth orës 18:20 minuta, në rrugën “Hysein Rexhiq” një i dyshuar pas një mosmarrëveshje e ther me thikë viktimën, të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore për të cilat po trajtohet në repartin e ortopedisë.
Në të dyja rastet policia ka kryer procedurat e duhura hetimore.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...