Aktorja e famshme Jennifer Lawrence mbetet në krye të listës së aktorëve më të paguar në Hollywood.
Lawrence ka fituar 20 milionë dollarë për filmin e ri “Hunger Games: Red Sparrow”, derisa pas saj është Will Smith për filmin “Bright” dhe Daëayne Johnson për filmin “Jumanji: Welcome to the Jungle”, transmeton Gazeta Express
Në seritë televizive Jim Parsons dhe Johnny Galecki paguhen nga 900 mijë dollarë për paraqitjen e tyre në serinë “The Big Bang Theory”, sipas “The Hollywood Reporter”.
Por jo shumë larg tyre nuk është as aktori Kevin Spacey, i cili fiton 500 mijë dollarë për çdo episod të “House of Cards” dhe yjet kryesorë të “Game of Thrones” , të cilët fitojnë po të njëjtën shumë.
Në Hollywood, megjithatë, ka edhe paga të ulëta.
Aktorja Emma Ëatson raportohet se është paguar vetëm 3 milionë dollarë për paraqitjen e saj në filmin “Beauty and the Beast”, derisa Jessica Chastain është paguar 700 mijë dollarë për filmin “Woman Walks Ahead”.
Por Watson nuk është për të ndjerë keqardhje. Me sa duket ajo ka mbledhur një total prej rreth 20milionë dollarë pasi filmi fitoi më shumë se 1 miliardë dollarë.
Ylli i “Wonder Woman” Gal Gadot është paguar vetëm 150 mijë dollarë, edhe pse filmi i saj fitoi 800 milionë dollarë nëpër arkat filmike.
Pagë të ulët ka edhe Indira Varma për paraqitjen e saj në serinë e famshme “Game of Thrones”. Ajo paguhet vetëm 55 mijë dollarë për çdo episod.
Presheva pret delegacionin e SHBA-së, Sinani: Moment histori...
SHBA për Xhandarmërinë: Presim që plani i Qeverisë të jetë n...
Gjobitet me 100 euro një qytetar në Prishtinë, parkoi veturë...
Konfirmohet rasti i parë i etheve të Nilit në Maqedoni, qyte...
Presidenti çek i kërkon NATO-s reagim më të ashpër ndaj Rusi...
Bisedimet pa marrëveshje për mospërhapjen bërthamore, Guterr...