Spanja insiston që Barcelona nuk do të lejohet të luaj në La Liga nëse Katalonia bëhet e pavarur.
Barcelona mund të luaj në Premierë Ligë nëse referendumi i së dielës për pavarësinë e katalunasve kalon, pretendon ministri i sportit i atij regjioni, transmeton portali arbresh.info.
Qeverisa spanjolle ka deklaruar votimin e paligjshëm dhe policia ka konfiskuar kutitë e votimit. Kryeministri i Spanjës, Mariano insiston që referendumi “nuk do të ndodhë”.
Ndër dyshimet e mëdha është ajo se çfarë do të ndodhë në regjionin e klubeve të futbollit, përfshirë FC Barcelonën, nëse Katalonia bëhet një vend i ri.
“Në rast të pavarësisë, klubet katalunase në La Liga – Barcelona, Espanyol dhe Girona, mund të vendosin se ku duan të luajnë, në ligën e Spanjës apo ndonjë vendi fqinjë si Italia, Franca dhe Premierë Ligë”, tha Gerard Figueras, ministri i sportit të Katalonisë.
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...