Rusët përdorën reklamat e “Black lives matter” për të influencuar zgjedhjet presidenciale të 2016-ës
Të paktën një reklamë që është blerë nga Facebook-u, është përdorur nga rusët për të influencuar zgjedhjet presidenciale, kanë treguar burime të CNN.
Kjo reklamë është përdorur në vende si Ferguson, Missouri dhe Baltimore, vendet ku ka pasur më së shumti dhunë dhe vrasje të afrikano-amerikanëve, transmeton arbresh.info.
Sipas burimeve është bërë e ditur që videoja është përdorur për më shumë se një arsye.
Duke u arsyetuar që po promovojnë zgjerimin e kësaj lëvizje, kanë arritur të nxisin agresion duke e bërë vet lëvizjen të duket si e rrezikshme.
Kjo reklamë nuk është e vetmja që është blerë nga Facebook për të nxitur kaos gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar.
Më e dyshimta është se këto video fillimisht kanë qenë pjesë e domenës publike dhe tash mbahen të fshehura, dhe kërkohen të dorëzohen në senat për rivlerësim të tyre./arbresh.info/
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...
“Shtëpia e tmerrit” në Spanjë – çifti mbajti të izoluar 3 fë...
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë
Autoritetet gjermane arrestojnë një 17-vjeçar të dyshuar për...
Ska rrezik për pandemi nga hantavirusi në Shqipëri, ISHP: Nu...