Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takojë sot në Ankara homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, për bisedime që do të prekin çështjen e Sirisë dhe të Irakut.
Zyra e Erdoganit tha se dy liderët “do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, ashtu si edhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare”, shkruan Rel.
Turqia e ka dënuar referendumin e kurdëve të Irakut për pavarësi, që është mbajtur këtë javë, ndërsa liderin kurd, Masud Barzani, e ka akuzuar për “tradhti”. Kremlini nuk e ka dënuar në mënyrë eksplicite votimin, por ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të Irakut. Në Siri, ndërkaq, Moska dhe Ankaraja mbështesin palë të kundërta të konfliktit. Rusia mbështet forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ndërsa Turqia grupe të ndryshme rebele që e kundërshtojnë sundimin e Assadit.
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...