Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është zotuar se do të heqë vakuumet ligjore, të cilat kanë pamundësuar përfundimin apo zbardhjen e shumë rasteve.
Ai ka thënë në KTV se fillimi i vitit të ardhshëm do të jetë pasqyra e rezultateve të para.
Tahiri ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar punimet në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën amerikane, EULEX-in, me Komisionin Evropian, përfaqësuesit e prokurorisë dhe gjyqësorit.
Këto grupe punuese janë duke e bërë hartimin e kodit e procedurës penale dhe po bëhet rishikimi i pjesës së konfiskimit të pasurisë së pavlefshme.
“Në dhjetor do të kalojë në qeveri dhe pastaj do ta kemi në fillim të vitit të ardhshëm, do të jetë një ndër pikat e para të qeverisë, pres që shumë shpejtë të hyjnë në fuqi këto ndryshime”, ka thënë ai.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi