Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se Kosova nuk mund ta qoj në Arbitrazh Demarkacionin me Malin e Zi pa u pajtuar ky shtet.
O’Connell, i është përgjigjur sot pyetjeve të qytetarëve në llogarinë e tij në Facebook derisa njëri prej qytetarëve e ka pyetur në lidhje me zgjidhjen e çështjes së përcaktimit të vijës kufitare me Malin e Zi, shkruan arbresh.info.
“Dua të këshilloj që arbitrazhi përdoret për të zgjedhur mospajtime vetëm nëse dy palët pranojnë, që do të thotë se nëse do të përdoret arbitrazhi Mali i Zi duhet të pranojë përdorimin e arbitrazhit. Askush nuk mund t’i detyrojë të përdorin arbitrazhin”, ka thënë O’Connell.
/arbresh.info/

Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...