Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka refuzuar të flas hapur rreth rinovimit të mundshëm të kontratës, megjithëse ka marrëveshje të vlefshme deri më 2021.
Cristiano Ronaldo insistoi se ishte i lumtur në Real Madrid, por sulmuesi ka refuzuar të flas hapur rreth rinovimit të mundshëm të kontratës me klubin në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo ka thënë se çdo pyetje rreth kontratës së tij duhet t’i drejtohet presidentit të Madridit, Florentino Perez, megjithëse ish ylli i Manchester United ka thënë se ishte i lumtur në kryeqytetin spanjoll.

“A do të rinovoj kontratë? Është një pyetje e mirë”, ka thënë fillimisht Ronaldo për ‘Atresmedia’.
“Jam me fat. Gjërat ndodhin natyrisht, por është një pyetje që presidenti mund t’i përgjigjet më së miri”
“Jam i lumtur, bëjë çfarë dua dhe jam i lumtur”
Ronaldo iu bashkua Real Madridit nga Manchester United në vitin 2009 dhe ka fituar tri kurora të Ligës së Kampionëve dhe dy tituj në La Liga./arbresh.info/
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Lugin...
Prishtina në mesin e vendeve me ndotjen me të madhe të ajrit...
Hamza në Vushtrri: Fond 30 milionë euro në vit për bursa stu...
Konjufca: Rruga të cilën e ka filluar LVV është rrugë e cila...
Çka përfiton Kosova pas heqjes së masave
Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë, raportohet...