Kosova ende nuk mund të aplikojë për anëtarësim në Organizatën Botërore të Turizmit, dhe një ndër problemet kryesore është se selia e kësaj organizate është në Madrid, shkruan arbresh.info.
Hysen Sogojeva, ushtrues detyre i udhëheqësit të divizionit për turizëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë e sheh mjaft të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
“Jemi duke shqyrtuar format që të vijë deri tek anëtarësimi. Sensibilizimi i nevojës për të qenë Kosova anëtare e saj do të kishte rezultat përmes diplomacisë në turizë,” shprehet Sogojeva.
Sipas tij, qeveria duhet t’i jap prioritet turizmit pas bujqësisë dhe do të ndikonte në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Problematike ai e sheh mungesën e një agjencioni kombëtar.
“Agjencioni është motor i promovimit të turizmi, një trup profesionale do të përdorte modelet e vendeve të rajonit dhe më gjerë,” deklaron Sogojeva, në RTK.
Përveç kësaj, sipas tij, mbetet shqetësues edhe atakimi prej dezinformatave nga Serbia, prandaj duhet edhe kjo të ndryshoj “dhe për këtë luan rol diplomacia”.
Vetëm kompleksin “Adem Jashari”, gjatë një viti e vizitojnë rreth një milionë njerëz.
Atraktive për turistët vazhdojnë të jenë malet e Sharrit, Bjeshkët e Nemuna, Prizreni, eventet e ndryshme kulturore.
Për të shënuar Ditën Botërore të Turizmit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), organizojnë konferencën “Diplomacia dhe Turizmi”./arbresh.info/
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor