Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kërkuar nga Bashkimi Europian që t’i bashkohet sanksionimit të qeverisë së Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.
Ai këto komente i bëri pas takimit me kryeministrin e Spanjës, Mariano Rajoy në Shtëpinë e Bardhë, transmeton portali arbresh.info
“Shpresojmë që miqtë tanë në BE të ndjekin shembullin e SHBA-ve, Kanadasë dhe shumë vendeve të Amerikës Latine në sanksionimin e regjimit të Maduros. Ne kemi nevojë që të bashkohemi në raste të tilla”, tha Trump gjatë një konference për shtyp.
Ai shtoi se qytetarët e Venezuelës janë duke vuajtur nga varfëria, uria dhe trazirat e rrezikshme politike./arbresh.info/
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohen shkronjat “UÇK” mbi Gurin e Shpum në Kaçanik, polic...
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...