Mercedes-Benz do të harxhojë një miliard dollarë për të avancuar kapacitetet prodhuese në Alabama, dhe të nisë programin e makinave elektrike në SHBA.
Mercedes, që është nën ombrellën e Daimler, ka thënë që investimi do të krijojë 600 vende të reja puna në komunitetet në afërsi të fabrikës në Tuscaloosa, transmeton portali arbresh.info
Prodhuesi i makinave planifikon të bëjë elektrike modelet SUV në fabrikën ekzistuese dhe të ndërtojë një fabrikë të baterive në afërsi.
Investimi do ta vërë firmën gjermane në konkurrim të drejtpërdrejtë me Teslën (TSLA) në terrenin e saj.
“Me lokacionet prodhuese për automjetet elektrike dhe baterive në Evropë, Kinë dhe tani n SHBA, rrjeti ynë global është gati për epokën e automjeteve elektrike”, ka thënë Markus Schäfer, kreu i prodhimit të makinave./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...