Hillary Clinton i ka quajtur hipokrizi raportimet se gjashtë zyrtarë të administratës së Trumpit kanë përdorur llogaritë e email-eve private për biznese zyrtare.
Presidenti Donald Trump vazhdimisht gjatë fushatës ka sulmuar zonjën Clinton për përdorimin e emailit personal sa ishte sekretare e shtetit, transmeton portali arbresh.info
Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner ka pranuar se ka përdorur emailin privat, ndërsa edhe pesë këshilltarët e tjerë kanë vepruar njësoj.
Duke folur për radio SIRIUS XM të hënën, zonja Clinton tha: “Është vetëm lartësia e hipokrizisë”.
Ajo tha se administrata e Trump “e dinte se nuk kishte bazë për të gjithë hiperventilimin e tyre” në lidhje me emailin e saj.
“Është diçka që nëse ata do të ishin të sinqertë në lidhje me të, unë mendoj se do të ketë anëtarë republikanë të Kongresit që bëjnë thirrje për një hetim”, shtoi ajo.
Ish-kandidatja presidenciale nga Demokratët shtoi se përdorimi i saj i një serveri privat në Departamentin e Shtetit ishte “një gabim i marrë, por një skandal edhe më i marrë”./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...