Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim përfaqësuesit e CEFTA-s, të kryesuar nga drejtori i CEFTA-s, Emir Djikic, ku bisedua për çështjet që ndërlidhen me Sekretariatin e CEFTA-s, me theks të veçantë për kryesimin e Kosovës me marrëveshjen e CEFTA-s ne vitin 2018.
Ministri Bajrami u zotua për mbështetje të stafit të MTI-së dhe Sekretariatit te CEFTA-s, në përgatitjen e takimeve sa më të suksesshme. Ndërsa, drejtori Djikic u zotuar se Sekretariati I CEFTA-s do të ndihmojë Kosovën që të ketë një kryesim sa më të mirë.
Po ashtu u tha se kryeministrat e vendeve të rajonit janë zotuar se vendet e tyre do te kontribuojnë për një bashkëpunim sa më të thellë tregtar në mes të gjitha vendeve te CEFTA-s.
Ndërsa, drejtori Djikic e informoi ministrin Hasani për përgatitjet që ka bërë Sekretariati i CEFTA-s se bashku me vendet anëtare për t’i përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga dokumenti i ashtuquajtur “Plani shumëvjeçar”. Për këtë gjë, ministri Hasani i ofroi mbështetje të plotë dhe siguroi drejtorin Djikic se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Qeveria e Kosovës do të jenë aktivisht të kyqura në proces dhe do të përmbushin me përpikëri çdo obligim që del nga Plani shumëvjeçar.
U diskutua rreth rritjes se kontributit vjetor financiar te secilit vend të CEFTAs për shkak te shtimit te aktiviteteve te agjendës rajonale. Në parim, ministri Hasani ka shpreh gatishmërinë e tij për të përkrahur Sekretariatin dhe ofroi garanci për alokimin e mjeteve të cilat parashihen që të jenë kontribut shtesë.
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...
Kurti: Bandat kriminale janë shpartalluar, normaliteti po kt...