Zëvendeskryeministri i parë dhe Ministri i punëve te Jashtme Behgjet Pacolli ka pritur sot ne takime të ndara, fillimisht ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilia Strasevski dhe më pas edhe ambasadorin e Zvicrës në Kosovës, zJean-Hubert Lebet.
Në takimin me ambasadorin e e Maqedonisë në Kosovë, Zëvendeskryeministri i parë dhe Ministri i punëve te Jashtme z. Behgjet Pacolli dhe ambasadori Strasevski kanë vlerësuar pozitivisht raportet ne mes te Republikës se Kosovës dhe Republikës se Maqedonisë, duke shprehur vullnetin e përbashkët për vazhdimin e thellimit te këtij bashkëpunimi.
Pacolli ka kërkuar qe te intensifikohet bashkëpunimi, e sidomos ai i karakterit ekonomik përmes sigurimit te lëvizjes se lirë të mallrave. Po ashtu është diskutuar edhe themelimi i projekteve të përbashkëta, te cilat do t`i kontribuonin zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies se qytetarëve.
Ambasadori maqedon z.Strasevski ka shprehur kënaqësinë për takimin si dhe ka vlerësuar lartë raportet ne mes te dy vendeve, duke u dakorduar për vazhdimin e thellimit te bashkëpunimit ekonomik të cilin ai e ka vlerësuar si prioritar.
Ndërsa ambasadori i Zvicres në Kosovës, z. Jean-Hubert Lebet ka shprehur pëkrahjen e fuqishme të Zvicrës për Kosovën , duke garantuar kështu mbështetjene shtetësisë së saj në instanca të ndryshme ndërkombëtare. Pacolli ka shfaqur mirënjohjen e Kosovës ndaj Zvicrës për gadishmërinë e këtij shteti për të bashkëpunuar në lëmenjë të ndryshëm.
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve te Jashtme z. Behgjet Pacolli, gjithashtu ka kërkuar nga ambasadorët, vazhdimin e përkrahjes nga shtetet e tyre ndaj përpjekjeve të Kosovës për te forcuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar përmes anëtarësimit ne organizatat ndërkombëtare.
Ne vazhdim të këtyre takimeve, bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për mundësitë e tjera te thellimit te bashkëpunimit si dhe janë dakorduar edhe për organzimin e takimeve ne mes te dinjitarëve te lartë shtetëror.

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin