Sami Kurteshi, kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, ka thënë se nëse ai fiton, qytetarëve të Gjilanit do t’ju kthehet dinjiteti.
“Njerëzit nuk presin nga qeverisja jonë që zgjidhen të gjitha problemet e krijuara me dekada”.
“Qytetarët e dinë se duhet të punojmë shumë për të tejkaluar këto probleme”.
“Qytetarët do ta bëjnë këtë më ne dhe me qeverisjen tonë”.
“Ne nuk bëjmë premtime të rrejshme. Por zotohemi dhe betohemi me zemër ta kthejmë dinjitetin e qytetarit”.
“Ne nuk e zbresim qiellin në tokë dhe as se bëjmë tokën parajsë – por premtojmë se do ta dyfishojmë numrin e çerdheve, do të japim shujta për fëmijë, do të ofrojmë shërbime mjekësore në shkolla, do t’i rregullojmë kabinetet”.
“Do ta depolitizojmë teatrin e Gjilanit, do t’i përkrahim artistët”.
“Do ta bëjmë transportin publik, do të largojmë ujërat e zeza, do të subvencionojmë bujqit, do t’i ndalim ndërtimet pa leje”.
Në fund Kurteshi ka prezantuar kandidat për asamblistë nga kjo komunë, njofton Klan Kosova.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë