Crystal Palace ka qenë viktima tjetër e Manchester Cityt të Pep Guardiolas.
Gjiganti anglez ka mposhtur me rezultat të thellë 5 me 0 skuadrën e trajnerit Roy Hodgson në ndeshjen e xhiros së gjashtë në kuadër të Premierë Ligës të zhvilluar pasditen e së shtunës në stadiumin Etihad, shkruan portali arbresh.info.
Lory Sane, i cili realizoi golin e epërsisë (44′) dhe krijoi dy asistime në këtë ndeshje, është lojtari me notën më të lartë. Talenti i ri është vlerësuar me notën maksimale – 10.
Sergio Aguero është vlerësuar me notën 8.9, ndërsa autori i dy golave Raheem Sterling është vlerësuar me notën 8.2.
Lojtari me notën më të dobët të këtij takimi është Sakho (5.5)./arbresh.info/

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...