Uragani i tmerrshëm “Irma” i cili preku Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesisht Florida, shkaktoi dhe ndërprerje të energjisë elektrike kudo në vend.
Por tani që situata është qetësuar paksa, rikthimi i energjisë eklektike është i vështirë të vijë për të gjithë familjet njëlloj.
Një grua nga Florida nuk mund të priste më dhe vendosi të bëj diçka humoristike për të tërhequr vëmendjen. Ajo nxorri një lajmërim tundues duke shkruar më bojë në një kompensatë të bardhë për të tërhequr vëmendjen e kompanisë energjetike.
“Një grua beqare dhe seksi kërkon një elektricist seksi që t’i elektrifikojë jetën e saj”, ishte njoftimi i nxjerrë i 37-vjeçares.
Por shënimi i saj ia vlejti, pasi një elektricist e pa dhe i ktheu menjëherë përgjigje.
“Energjia rikthehet për pak, është duke u punuar për riparimin e defektit“, shkruhej në mesazhin e kthyer për Kynse Leigh.
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...