Sensacioni i Ajaxit, Matthijs de Ligt mund të jetë talenti i ri i fundit që largohet nga gjiganti holandez për transferim te një klub i madh.
Sipas raporteve në Spanjë, Barcelona është e gatshme të josh 18-vjeçarin për transferim në Nou Camp për të vazhduar zhvillimin e tij, transmeton portali arbresh.info.

Qendërmbrojtësi ka shijuar një sezon të shkëlqyer në Eredivisie edicionin e kaluar.
Ai u bë lojtari i dytë i ri që shënoi për Ajaxin pas Clarence Seedorfit dhe u bë debutuesi më iu ri i Holandës qysh pas Mauk Weberit në vitin 1931.
De Ligt ka luajtur gjithashtu 90 minuta në disfatën në Evropa Ligë kundër Manchester United.

Ajaxi ka një histori të pasur në zbulimin e talentëve të rinj në Evropë para shitjes së tyre te gjigantët evropian.
Bazuar në ‘Mundo Deportivo’, Barcelona do të jetë klubi i ardhshëm që do t’i marr atyre një talent./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi