Presidenti Donald Trump shprehu lëvdata për sistemin e kujdesit shëndetësor të Nambisë gjatë një fjalimi në Kombet e Bashkuara.
Por ka një problem të vogël – nuk ekziston një vend i tillë, transmeton portali arbresh.info
“Në Guinea dhe Nigeri, keni luftuar një shpërthim të tmerrshëm të Ebolas”, u tha Trump udhëheqësve afrikanë të mbledhur të mërkurën.
“Sistemi shëndetësor i Nambisë është jashtëzakonisht i vetë-mjaftueshëm”.
Trump përmendi dy herë Nambinë gjatë sesionit të ndjekur nga udhëheqës të disa kombeve, përfshirë Ganën, Namibinë dhe Ugandën.
Gafa ndezi mediat sociale, me shumë spekulime nëse ai donte të thoshte Namibia, Zambia ose Gambia, të gjitha prej të cilave kanë emra që tingëllojnë të ngjashëm.
Shtëpia e Bardhë më vonë sqaroi se Trump po fliste për kombin afrikano-jugperëndimor të Namibisë./arbresh.info/
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot