Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka planifikuar të shpenzoj gati 10 mijë euro për ushqim e pije në trajnime që do të mbaj, për nevojat e Këshillit siç bëhet e ditur në tenderin e publikuar nga ky institucion.
Për ta fituar tenderin, nuk shihet të ketë qenë konkurrencë. Kompania e vetme në garë ‘’ Solid’’, është zgjedhur për t’i kryer shërbimet në këtë institucion, shkruan sovrani.info.
‘’Shërbime të akomodimit, ushqimit dhe pijeve për pjesëmarrësit në trajnime për nevojat e Këshillit Prokurorial”, është përshkrimi i lëndës i publikuar në tenderin e shpallur, në vlerën e 9 mijë e 780 eurosh.
Ndryshe, kontrata pritet të nënshkruhet me 29 shtator të këtij viti.

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...