Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka folur për mediat pas takimit të kryesisë së Kuvendit, raporton arbresh.info
Ai ka thënë se qeveria nuk i ka votat e nevojshme për asnjë vendim dhe se kjo gjë u pa edhe sot.
“U ndërpre mbledhja e kryesisë së Kuvendit. Kjo shumicë nuk i ka votat e nevojshme për asnjë vendim. Këta do të kenë nevojë për votat e opozitës. Sot u tregua kush i ka numrat në këtë shumicë”, u shpreh shefi i grupit parlamentar.
Sot kryesia u Kuvendit është mbledhur për të formuar komisionet parlamentare dhe për të diskutuar në lidhje me vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme.
Komisionet u formuan, mirëpo jo edhe thirrja e seancës së jashtëzakonshme./arbresh.info/
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...