Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Michael Davenport, ka deklaruar se në Bruksel është arritur një përparim i përgjithshëm për të gjithë dialogun, që procesi duhet të vazhdojë dhe se ka mbetur një numër i vogël i çështjeve të pazgjidhura.
Davenport, në një intervistë për televizionin N1, ka thënë se ka aplikim të marrëveshjeve në fushën e drejtësisë, zgjedhjeve dhe policisë, prandaj nuk ka shumë çështje të pasqaruara.
“Ka ardhur deri tek përparimi substancial në bisedime, veçanërisht sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Davenport, transmeton Klan Kosova.
“Obligimi ynë është që të vazhdojnë t’i ndihmojmë të dyja palët që t’i arrijnë marrëveshjet”, shtoi ai.
Ai ka thënë se ende është tepër herët që të dihet kur do të vazhdojë procesi negociator.
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan