Ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, njëherësh zëvendëskryeministër, Dardan Gashi, ka pritur ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell, i cili ka deklaruar se janë të interesuar të investojnë në Kosovë, në fushën e minierave dhe në Brezovicë, thotë kumtesa ministrore.
Gjatë vizitës, Gashi e ka informuar ambasadorin britanik për dy dikasteret: të Diasporës dhe të Investimeve Strategjike, dhe për këtë të fundit ka përmendur sfidat dhe përparësitë e investimeve të huaja në Republikën e Kosovës.
“Jemi të gatshëm t’ju mbështesim në prurjen e investitorëve në vendin tuaj, veçanërisht në fushën e minierave”, ka thënë ambasadori britanik.
“Kemi një diasporë të fuqishme, së cilës duhet t’i jepet më shumë hapësirë dhe ta kthejmë vëmendjen e investitorëve nga vendi ynë ”, ka thënë ministri Gashi.
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë