CCleaner nga Google Play Store është shkarkuar 50 milionë herë.
Më shumë se dy milionë njerëz në ditë e përdorin aplikacionin e popullarizuar për pastrimin e memories CCleaner, por ky i fundit tashmë është prekur nga malware. CCleaner, i cili nga Google Play Store është shkarkuar 50 milionë herë, është prekur nga virusi, i cili sulmon sistemin operativ Android.
Aplikacioni, pronar i të cilit është Avast, ka vërejtur këtë gabim kah mesi i shtatorit dhe ka kërkuar falje nga përdoruesit e tij. “Vlerësojmë se rreth 2,27 milionë njerëz kanë përdorur softuerin e infektuar. Kemi zgjedhur problemin dhe shpresojmë se nuk u kemi shkaktuar dëme të mëdha përdoruesve”, thotë kompania. Ndryshe, kodi malicioz ka tentuar të lidhë kompjuterët e prekur me domenet e regjistruar.
Policia jep detaje për plagosjen në Skenderaj
Osmani nuk e përjashton rikthimin në LDK
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Plagoset një person në Skenderaj
Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses ndaloi një veprim të nx...
Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas v...