Iraku është duke u përgatitur të dëbojë më shumë se 500 gra të xhihadistëve të Shtetit Islamik së bashku me mbi 800 fëmijë, raporton AFP.
Grupi është zhvendosur nga një kamp në jug të Mosulit, që udhëhiqet nga agjenci ndërkombëtare, tek një qendër paraburgimi në Tal Kayf, transmeton portali arbresh.info
Një këshilltar i Nineveh ka thënë për AFP që kryeministri Haider al-Abadi kishte urdhëruar transferim tek qendra e mbajtjes, duke shtuar që “mund të jetë pjesë e përgatitjeve për dëbimin e tyre në vendin e origjinës”.
Një ministër irakian i ka thënë agjencisë që gratë janë “të huaj të cilët kanë hyrë në vend ilegalisht”.
Grupi prej 509 grave e 813 fëmijëve besohet se vijnë nga 13 shtete të ndryshme në Evropë, Azi dhe Amerikë. Rreth 300 janë turq, sipas zyrtarëve qeveritarë./arbresh.info/
Drin Kokaj debuton sot në ‘Milano Cortina 2026’
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari