Sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është takuar me Presidentin amerikan, Donald Trump gjatë një samiti të OKB-së në Nju Jork.
Më parë ai kishte paralajmëruar se vizita në Nju Jork mund të barte një ‘rrezik të vërtetë për të takuar Donald Trump’, transmeton portali arbresh.info

Takimi që ngjantë më shumë në një takim miqësor u shfaq shumë komod për të dy, ndërsa u diskutua edhe për situatën në Londër pas sulmeve të fundit terroriste.
Boris Johnson ka shkaktuar ‘stuhi’ në politikën britanike, duke sfiduar kryeministren e vendit, Theresa May.

Në një shkrim për gazetat britanike ai ka shkruar se ‘Brexit duhet të ndodhë edhe pa fazë tranzicioni’.
Megjithatë, Theresa May ka komentuar artikullin duke thënë që ‘Boris është Boris’.
Analistët mendojnë se kjo është një ngjarje tjetër që shfaq pafuqinë e Theresa May./arbresh.info/
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...