Fernando Morientes ka thënë se Kylian Mbappe duhet të tregojë se a është i denjë për Real Madridin.
Madridi ka qenë i lidhur me lojtarin në këtë verë, por ai zgjodhi Paris Saint-Germainin për të vazhduar karrierën.
“Duhet marrë parasysh faktin që Reali kishte një sezon të jashtëzakonshëm sezonin e shkuar dhe nuk kishte nevojë të blinte lojtarë të tjerë”.
“Zakonisht, kur dëshiron të blesh lojtarë të rinj, kjo bëhet pas një sezonin te keq. Sipas meje Reali ka bërë mirë duke mos ndryshuar shumë”.
“Mbappe është lojtar fantastik dhe ka mundësi që të rritet në lojë. Vetëm kur e bën këtë ai ka mundësi të luajë për skuadra si Real Madridi”.
“PSG janë një nga favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë Morientes.
Sulmuesi spanjoll ka luajtur edhe për Real Madridin edhe për Monacon gjatë karrierës së tij.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...