Një grua dhe dy fëmijë janë shtypur për vdekje pranë një kampi refugjatësh të komunitetit Rohingya.
Tre persona, emrat dhe mosha e të cilëve nuk është bërë e ditur, kanë humbur jetën përderisa po përpiqeshin që të merrni ndihma të cilat u hodhën nga një kamion në Bal Harbali Pan Bazar pranë kampit të refugjatëve Kutupalong, bëjnë të ditur autoritetet në Bangladesh, transmeton portali arbresh.info
Vdekjet kanë ngjallur kujtesën e zymtë të dëshpërimit në kampet pranë kufirit me Mianmarin, ku rreth 409 mijë refugjatë janë vendosur që nga 25 gushti.
Eksodi filloi pasi militantët e komunitetit Rohingya vranë 12 zyrtarë të sigurisë në vendet kufitare në shtetin Rakhinë në Mianmar, duke rezultuar më pas me një ‘spasrim etnik’ nga ana e qeverisë.
Amnesty International ka akuzuar ushtrinë e Mianmarit që ka djegur fshatra të tëra të komunitetit mysliman, ndërsa qeveria thotë se po synon terroristët.
Së fundmi, edhe Bangladeshi ka vështirësuar jetën e tyre, pas ka marrë vendim që të marrë masa për të ndaluar hyrjen e refugjatëve në vend./arbresh.info/
Sami Lushtaku lirohet në procedurë të rregullt, konfirmojnë ...
Hetim për zhdukjen e një personi, arrestohet shefi i policis...
Neuer e vazhdon kontratën me Bayern Munich deri në vitin 202...
Lirohen Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar për sulmi...
Raporti i BE-së paralajmëron për rritje të rrezikut terroris...
Sami Lushtaku : I përgjigjem institucioneve për dallim prej ...