Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, udhëton sot për në New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të martën, ai do të takojë Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, në margjina të sesionit të 72 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York, raporton arbresh.info.
Në agjenden e presidentit Tusk, bëhet e ditur se sipas kohës lokale, më 19 shtator nga ora 10:30, pas hapjes së punimeve të Asamblesë, takimin e parë do ta zhvillojë me presidentin Thaçi.
“Është një mundësi e mirë që të shfrytëzohet kjo javë në New York për takime të shumta të cilat janë të konfirmuara me presidentë të vendeve të ndryshme, me kryeministra, por edhe me ministra të jashtëm të vendeve të gjithë botës,” është shprehur Presidenti Thaçi javën e kaluar në RTK, transmeton arbresh.info.
Është edhe takimi i organizuar, dhe pritja nga Presidenti, Donald Trump, dhe sipas Thaçit do të jetë një mundësi e mirë edhe për autoritetet e OKB-së, duke paralajmëruar agjendë të ngjeshur diplomatike.
“Pra do të ballafaqohem me një agjendë shumë të ngjeshur të takimeve të ndryshme me udhëheqës të delegacioneve të shteteve të ndryshme, në veçanti me ato që nuk e kanë njohur, që të kërkojmë njohje, ato që e kanë njohur t’i falënderojmë për vazhdimin e mbështetjes, kështu që do të jetë një agjendë e ngjeshur diplomatike,” ka deklaruar Presidenti Thaçi.
/arbresh.info/
Rusia thotë se Ukraina e ka shënjestruar rezidencën e Putini...
Votat e diasporës, KQZ do të fillojë tërheqjen e pakove me 2...
Protesta në Teheran për krizën ekonomike
Rregullohet defekti në Vlorë, nis furnizimi me ujë në një pj...
Rezultatet preliminare – numërohen 100% e votave
Numërohen 25% e votave të kandidatëve për deputetë, prinë LV...