Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAlister ka thënë se negociatat për pranimin e Serbisë në BE kërkojnë lëvizje të vazhdueshme drejt marrëdhënieve më të mira me Kosovën.
Siç tha ai për ‘Courier’ të Beogradit, ky proces duhet gradualisht të qojë në normalizimin e marrëdhënieve midis dy partive, me të gjithë ata që janë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe të përmbushin përgjegjësitë.
“Normalizimi i marrëdhënieve duhet të shkojë në favor të qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës dhe është thelbësore ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë ai, duke përshëndetur iniciativën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të nisur një dialog të brendshëm për këtë çështje, transmeton Indeksonline.
Raportuesi i PE-së për Serbinë vuri në dukje se BE-ja nuk do të detyrojë as Prishtinën as Beogradin për një iniciative të tillë dhe se normalizimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve nuk do të arrihet me forcë, por vetëm me pëlqimin e të dyja palëve.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë