“Irani nuk do të lejojë të ngacmohet nga Shtetet e Bashkuara dhe do të reagojë fuqishëm ndaj ndonjë ‘veprimi të gabuar’ të Uashingtonit mbi marrëveshjen bërthamore të Teheranit”, ka deklaruar lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei.
Presidenti i SHBA-vë, Donald Trump, ka deklaruar se Irani po shkel “shpirtin” e marrëveshjes së arritur në vitin 2015, sipas të cilit ai vendosi sanksione të lehta në këmbim të frenimit të programit të tij bërthamor, transmeton portali arbresh.info
Televizioni shtetëror iranian citoi Khamenein të thoshte se Irani qëndron i vendosur “dhe çdo veprim i gabuar nga regjimi i dominuar lidhur me marrëveshjen bërthamore do të ballafaqohet me reagimin e Republikës Islamike”.
“Sot, pavarësisht nga të gjitha angazhimet dhe diskutimet në negociata, qëndrimi i Amerikës ndaj këtyre negociatave dhe rezultati i tyre është krejtësisht i padrejtë dhe përbën ngacmim”, shtoi ai.
Ministria e Jashtme e Iranit ka dënuar veprimet e fundit të Uashingtonit, duke i quajtur si ‘Iranofobi’. SHBA-të kanë vendosur sanksione mbi 11 individë dhe firma, duke përfshirë dy me bazë në Ukrainë./arbresh.info/
Schlotterbeck do të vendosë mes Realit dhe Dortmundit
Mbahet sot mbledhja e parë e Qeverisë Kurti 3
Çfarë sjell mandati i ri? Premtimet kryesore të Albin Kurtit
Sot seanca gjyqësore për vrasjen e policit, Muhamed Lika
Tragjedia në Kanada, policia identifikon autoren e masakrës ...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s mblidhen në Bruksel, fokus t...