Gjenerali i lartë i Mianmarit ka fajësuar komunitetin Rohingya për krizën që e ka dërguar qindra mijëra banorë të kalojnë në Bangladesh.
Gjenerali Min Aung Hlaing tha se Rohingya “nuk kanë qenë kurrë grup etnik” dhe ka akuzuar “ekstremistët” se po përpiqen të formojnë “kështjellën e tyre” në Rakhinë, transmeton portali arbresh.info
Ushtria e tij është duke u akuzuar se po kryen spastrim etnik.
Mianmari ka mohuar këtë gjë dhe ka theksuar se është duke iu përgjigjur sulmeve të militantëve.
OKB ka theksuar se ofensiva kundër myslimanëve Rohingyas, në Mianmarin ku 90% e popullatës janë budistë, mund të rezultojë spastrim etnik.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gueterres, ka paralajmëruar udhëheqësen de facto të vendit, Aung San Suu Kyi, se e ka shansën e fundit për të ndaluar ofensivën ushtarake, përpara se situata të bëhet “absolutisht e tmerrshme”.
Situata në Mianmar u tensionua gjatë muajit gusht, kur një grup nga komuniteti Rohingya pretendohet të ketë sulmuar policinë. Si pasojë, rreth qindra mijëra myslimanë të këtij komuniteti janë larguar drejt Bangladeshit për të kërkuar strehim./arbresh.info/
Gjini: Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë