Bardhyl Canolli është fitues i garës së fundit në disiplinën malore për këtë vit, e cila u zhvillua në Grashticë të Prishtinës. Me këtë fitore, ai e ka siguruar edhe titullin e kampionit në plasmanin e përgjithshëm për këtë vit.
Canolli me Radicall-in e tij, në të dyja vozitjet ka qenë më i shpejti, ndërsa deri të fitorja arriti me kohën e përgjithshme 03:15.388 minuta. Suksesi i tij është edhe më i veçantë duke marrë parasysh që sivjet u kthye në garë pas një aksidenti tepër të rëndë që e pati pësuar në vitin e kaluar në Krujë.
“Jam kthyer pas atij aksidenti të rëndë që e pata në vitin e kaluar dhe kjo është më e rëndësishmja për mua. Natyrisht që jam i kënaqur edhe me suksesin e arritur, pasi nuk ka qenë aspak i lehtë”.
“Sivjet konkurrenca ka qenë mjaft e fortë, por falë Zotit që asnjë garues nuk pati probleme serioze. I përgëzoj edhe garuesit tjerë për rezultatet e arritura, sepse të gjithë ne kemi sakrifikuar shumë, por pasioni për automobilizëm po rritet gjithnjë e më tepër, prandaj shpresoj që kampionati i ardhshëm të jetë edhe më interesant”, ka thënë Canolli pas fitores.
Pozita e dytë i takoi Liridon Kalenderit, i cili me Audi S4 pati kohën prej 03:18.083 minuta, ndërsa podiumi u plotësua me Blerand Hasanajn, i cili me Opel Kadet GSI pati kohë prej 03:20.275 minuta. Hasanaj u rendit në pozitën e dytë në klasën e nëntë, që ishte e mjaftueshme për ta fituar titullin e kampionit në këtë klasë, në të cilën konkurrenca ishte shumë e madhe.
Gara e Grashticës u karakterizua me rivalitet të madh edhe në klasat tjera, sikur edhe me pjesëmarrjen e Zana Dakës, e cila vazhdon të jetë e vetmja femër pjesëmarrëse në kampionatin tonë.
Rezultatet:
Klasa 1(deri 1150 ccm -A)
1.Ismail Smani (Yugo – Prizreni D&G) 04:07.366
2.Emin Sabir (Yugo -Prizreni D&G) +06.217
3.Hysen Iseni (Yugo – Ferizaj) +55.290
Klasa 2 (mbi 1150 – 1400 ccm – N)
1.Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) 03:57.224
2.Leutrim Bytyqi (Peugeot – Ferizaj) +06.152
3.Shpëtim Jashari (Peugeot – Ferizaj) +13.793
Klasa 3 (mbi 1150 -1400 ccm – E1)
1.Valon Rexhepi (Lupo – Eurogoma RT) 03:46.890
2.Gazmend Demolli (Opel – RC Prishtina) +09.930
3.Valdet Kaçandolli (Suzuki – Kaçandolli PRT) +16.020
Klasa 4 (mbi 1400 – 1600 ccm – S)
1.Përparim Dushi (Honda – Kaçandolli PRT) 03:43.394
2.Premtor Taraku (Honda – Eurogoma RT) +01.019
3.Armend Selimaj (Yugo – Kaçandolli PRT) +09.220
Klasa 5 (mbi 1400 – 2000 ccm – N)
1.Faton Rama (Renault – Eurogoma RT) 03:43.311
2.Ersen Kurti (Honda – Gjakova 137) +15.599
3.Kushtrim Mehmeti (Citroen – Ferizaj) +22.269
Klasa 6 (mbi 1600 – 2000 ccm – E1, A, SP)
1.Besfort Hana (Opel – HCR Gjakova) 03:46.922
2.Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) +04.640
3.Gazmend Kadriu (Peugeot – Ferizaj) +11.404
Klasa 7 (mbi 2000 ccm – N)
1.Naim Dashaj (Subaru – Eurogoma RT) 03:27.237
2.Bashkim Memaj (Subaru – Prizreni D&G) +18.775
Klasa 8 (mbi 2000 – 3000 ccm – E1)
1.Ernest Daka (BMW – DTM) 03:32.786
2.Leonit Thaqi (Opel – HCR Gjakova) +04.427
3.Valon Jaha (BMW – HCR Gjakova)+16.535
Klasa 9 (mbi 3000 ccm – E1)
1.Liridon Kalenderi (Audi – Prizreni D&G) 03:18.083
2.Blerand Hasanaj (Opel – DTM) +02.192
3.Behar Emrullahu (Golf – Gjilani) +26.349
Klasa 10 (E2)
1.Bardhyl Canolli (Radicall – Eurogoma RT) 03:15.388
Promo
1.Zoran Delev (Peugeot – Maqedoni) 04:06.082
2.Bojan Todoroski (Opel – Maqedoni) +07.428
Renditja e përgjithshme
1.Bardhyl Canolli (Radicall – Eurogoma RT) 03:15.388
2.Liridon Kalenderi (Audi – Prizreni D&G) +02.695
3.Blerand Hasanaj (Opel – DTM) +04.887
Renditja ekipore
1.Eurogoma RT 60 pikë
2.Prizreni D&G 60
3.HCR Gjakova 47
Pacolli takon në Londër të dërguarën speciale britanike për ...
65 aksidente trafiku brenda 24 orësh, policia shqipton mbi 2...
Dy raste të vjedhjes në Han të Elezit – grabiten stoli ari, ...
SHBA-ja thotë se 16 anije iraniane që vendosnin mina janë ‘e...
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...