Në të shumtën e rasteve, bebet fillojnë të hanë ushqime të ngurta nga muaji i gjashtë.
Në këtë periudhë fillon edhe konsumimi i mishit, zakonisht në fillim atij të pulës.
Ndërkaq, nga muaji 7 ose 8, nënat fillojnë tu japin fëmijëve edhe mish të kuq.
Mishi i kuq është i pasur me shumë vitamina dhe me hekur që është i domosdoshëm për zhvillimin e duhur të bebes, transmeton Indeksonline.
Mirëpo, gjatë përgatitjes së mishit të kuq, zakonisht në kombinimin me perime të shumta, nënat janë në dilemë se çfarë sasie të tij të përdorin, dhe këtu fjala është më shumë për mishin e bluar.
Mjekët rekomandojnë që ju të vendosni një sasi të mishit, sa grushti e vetë bebes (brendia e grushtit), pa llogaritur gishtat.
Ajo konsiderohet të jetë sasia e duhur që i nevojitet bebes për një racion. Në të kundërtën, nëse vendosni më shumë mish se aq, kjo mund të jetë paksa e tepër dhe e mundimshme për organizmin e foshnjave
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...