Qeveria e Beogradit me kryeministre Ana Brnabiq ka emëruar anëtarët e organit të përkohshëm që do të qeverisë me komunën e Preshevës deri në zgjedhjet e reja të parakohshme dhe për kryetar të organit ka emëruar Shqiprim Arifin, kryetar i Alternativës për Ndryshim.
Sipas vendimit të qeverisë anëtarët e organit të përkohshëm janë Shqiprim Arifi, Armend Aliu, Ardita Sinani, Ragmi Mustafa dhe Branko Trajkoviq.
Këto emërime nga qeveria kanë ardhur pas bllokimit të kuvendit komunal dhe mos mbajtjes së seancave për tre muaj në mungesë të kuorumit, transmeton titulli.
Në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale sekretari do ë zgjidhet nga anëtarët e organit të përkohshëm që do të ketë kompetenca të ngjashme me atë sekretarit të kuvendit komunal dhe ati të këshillit komunal.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...