Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit nënkryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se do të ndahen grupet parlamentare të partive të koalicionit PAN, por sipas tij, që të tri grupet do të përkrahin Qeverinë.
“Ne jemi tri parti politike të pavarura. Pavarësisht vendimeve ne jemi koalicion i përbashkët. Pavarësisht grupeve të ndara ne do të përkrahim punën e Qeverisë. Nuk është në dëm që të kemi tri grupe parlamentare”, ka thënë krasniqi.
Krasniqi në emisionin “Fakt Plus” tha se për çështjen se kush do të udhëheqë me Grupin Parlamentar të PDK-së, do të vendoset ditëve në vijim.
“Edhe ne edhe Aleanca. Është një çështje që bashkërisht do të kemi një vendim javën e ardhshme do të kemi mbledhjen e kryesisë dhe do të vendosim”, shtoi ai.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...