Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk do të befasohet nëse Ousmane Dembele përballet me vështirësi të mëdha te Barcelona.
Pavarësisht fillimit pozitiv pas transferimit për 150 milionë euro te Barcelona, Zidane nuk mendon që Dembele do të ketë sukses afatgjatë në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.

Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ thotë që Demebele, derisa ishte në Borussia Dortmund, i është ofruar Zidanes nga drejtorët e Real Madridit, por trajneri refuzoi mundësinë për të nënshkruar me të.
Zidane nuk ka dyshime rreth talentit dhe aftësive të Dembeles, por beson që loja e tij nuk përshtatet në La Liga, veçanërisht në sistemin e Barcelonës.
Trajneri francez beson që bashkëkombësi i tij është më i miri në një ligë ku loja është më e hapur dhe nuk varet nga pasimet e ngushta që ju shihni në Spanjë./arbresh.info/
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...